Policia nuk toleron njeri, mbyt në gjoba dhe arrestime ‘të fortit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Fier gjatë një kontrolli rutinë ndaj drejtuesve të mjeteve ka arrestuar 8 drejtues mjetesh pasi janë kapur duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi. Ndërkohë një drejtues mjeti është shpallur në kërkim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari). Kjo tregon se masat e policisë nuk kanë toleruar as pakujdesinë më të vogël.

Njoftimi i policisë:

Fier

Plan Masash nga Policia Rrugore Fier për zbatimin e normave të sjelljes nga drejtuesit e mjeteve për shkeljet që janë burim aksidenti për mjetet me dy rrota (ciklomotorrave).

Policia Rrugore e Qarkut Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 shtetas për drejtim mjeti të pa pajisur me leje drejtimi dhe ka kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, policia rrugore ka hartuar një plan masash të posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa pajisur me leje drejtimi si edhe u kap 1 shtetas i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm pasi u kapën duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi:

  1. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë.
  2. O., 52 vjeç, banues në Divjakë.
  3. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
  4. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë.
  5. M., 37 vjeç, banues në Peqin.
  6. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë.
  7. H, 33 vjeç, banues në Divjakë.
  8. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi.
Lexo edhe :  Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari).

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdoi punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor./Fjala.al

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV