Rekordi i ri, kursimet  shqiptarëve arrijnë në 8. 3 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në banka arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2019. Në total, në banka u mblodhën mbi 1 trilionë lekë, ose rreth 8.3 miliardë euro. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë sipas të cilës mësohet se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursimet në banka janë rritur me 3.85%, pas rënies me 1.2% vitin e mëparshëm (që u ndikua në fakt dhe nga zhvlerësimi i fortë i euros në 2018-n).

Në raport me prodhimin e brendshëm Bruto, depozitat përbëjnë rreth 61% të PBB-së, një ndër nivelet më të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe të krahasueshme me ato të zhvilluara, si rrjedhojë e valutës që vjen nga jashtë në formën e remitancave. Mali i Zi ka depozita të krahasueshme me ne, në rreth 60% të PBB-së. Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%, sipas të dhënave të tjera të Bankës Botërore. Dy momentet me rritjen më të lartë edhe në 2019-n ishin në gusht dhe dhjetor, që përkon me ardhjen e emigrantëve në vend për pushimet e verës, ose festat e fundvitit.

Rreth 73% e rritjes në 2019-n erdhi nga valuta, që ka qenë monedha e preferuar nga konsumatorët, teksa rënia e vazhdueshme e interesave për depozitat në lekë ka sjellë një largim të depozituesve sidomos për kursimet me afat. Si rrjedhojë, në fund të 2019-s, pesha e depozitave në valutë u rrit në 54.6% të totalit, nga 53.9% që ishte një vit më parë.

Lexo edhe :  Bujqësia në krizë, sa të realizueshme janë premtimet e partive?

Në krahasim me vitin 2006, periudha më e hershme që Banka raporton të dhënat, pesha e depozitave në valutë është rritur ndjeshëm me 17 pikë përqindje. Në 2006-n, depozitat në valutë përbënin rreth 37.5% të totalit të kursimeve gjithsej. Në 2019-n, rritjen më të lartë në vlerë absolute e shënuan depozitat pa afat në valutë, nga individët. Ndonëse interesat e kursimeve në euro janë pothuajse negative, sërish monedha e përbashkët perceptohet si e sigurt, duke bërë që kursimtarët të orientohen drejt saj.

Ndërkohë kursimet me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën rënëse, duke u tkurrur me 6.5% me bazë vjetore. Kjo tendencë vijon që prej fundit të vitit 2011, periudhë kur banka e Shqipërisë nisi politikën monetare lehtësuese, duke ulur normën bazë nga 6.5% në 1% aktualisht. Kjo ka bërë që dhe interesat për kursimet 12 mujore në lekë, të luhaten sot në më pak se 1%, që realisht është një normë negative, duke pasur parasysh dhe nivelin e inflacionit.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV