Anti-KÇK/ Rama: Nëse pasuria është nga puna, paguan taksat e munguara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave “të mbyllura në sirtarë” nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.

Ky ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama përmes një video me pamje nga bizneset e sekuestruara në 5 ditët e para të punës të OFL.

Në të kundërt, Rama ka ritheksuar se nëse pasuria e sekuestruar buron nga krimi, ajo të konfiskohet përgjithmonë.

Rama thotë se asnjë shitje apo transferim i pasurisë së sekuestruar tek familjarë apo të afërm nuk e shpëton atë nga konfiskimi, pasi ligji special do të hetojë çdo person të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme.

Të dënuar për trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda.

Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara.

Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë.

Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë“, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1061168804231923/?epa=SEARCH_BOX

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV