E rëndë, gruaja hidhet nga kati i nëntë i pallatit

Një grua ka tronditur Fierin pasi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier.

Bëhet fjalë për 76-vjecaren File Troka, që sipas të dhënave paraprake vuate nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.