Emrat/ Mësuesit që humbën jetën ndërsa po ktheheshin nga puna

Identifikohen dy mësuesit që humbën jetën në aksidentin e rëndë i ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Krahës në vendin e quajtur Moglia.

Viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë identifikuar me emrat Orinda Hoxha dhe Aleksandër Sako.

Nga përplasja e fortë e makinës kanë mbetur të plagosur edhe dy mësues të tjerë, Orinda Qendro dhe Petrit Zaçe.

Të 4 mësuesit jepnin mësim në fshatin Krahës dhe janë aksidentuar ndërsa ishin duke u kthyer për në shtëpitë e tyre./Fjala.al