Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, të cilët kanë 4 muaj pa marrë pagat kanë hyrë në ditën e 8 të protestave. Sot ata kanë zhvendosur protestën e tyre në ambientet ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino zhvilluan një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve të jugut për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë kombëtare në Fier.
Punëtorët kanë kërkuar një takim me kreun e kuvendit Gramoz Ruçin por sipas tyre, ky i fundit i ka shmangur. Ata tregojnë se kreu i Kuvendit është larguar nga dera e pasme për të mos i takuar.
Punëtorët kanë hyrë në debat me deputetin socialist Bashkim Fino duke i kërkuar një zgjedhje për shqetësimin e tyre, dhe ky i fundit u ka premtuar se do ta paraqesë problemin në instancat përkatëse.
Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 5 muajsh duke lënë 800 punonjës të papunë që nga shtatori i vitit 2019./Fjala.al