“Nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës duke qarë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për AFP, tha se Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet. Rama theksoi se vendi ynë duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet.

Nuk pres asgjë, ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen, pavarësisht nga vendimet në Bruksel”, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona“.

Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë“, tha 55-vjeçari, i cili kishte veshur një pallto të gjatë të zezë dhe atlete, shkruan AFP.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se vendi me 2.8 milion banorë shpresonte të merrte dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e hyrjes në BE në tetor, por Franca, Danimarka dhe Hollanda vendosën veton.

Rama shtoi se vetë reformat e BE-së janë larg kontrollit të Tiranës, megjithëse “është e rëndësishme edhe për ne që Evropa të ndryshojë”.

“Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi”, tha Rama për APF. /Fjala.al

Të fundit

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Lajme të tjera

Web TV