Vdes bashkëpunëtori i ngushtë i Pablo Escobar, vrau mbi 300 persona

Një  vrasës serial vdes nga kanceri në stomak. Sigurisht kaq informacion duket i rëndomtë, por jo kur bëhet fjalë për bashkëpunëtorin e Pablo Escobar.

Lajmi për vdekjen e Jhon Jairo Velásquez u konfirmua vetë nga zyrtarët kolumbianë.

Velásquez mburrej me vrasjen e 300 personave për Escobar, vdiq në moshën 57 vjeçare.

I njohur si “Popeye”, ai u lirua nga burgu në 2014 pas më shumë se 20 vjet dhe hapi një kanal në YouTube, duke tërhequr më shumë se një milion ndjekës.

Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Escobar, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian i Medellín që dërgoi mijëra ton kokainë në SHBA. Velásquez u burgos përsëri para dy vitesh me akuzën e zhvatjes. /Fjala.al