Aksioni i policisë në të gjithë vendin, 134 të shoqëruar për tre ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksion i gjerë i Policisë së Shtetit po zhvillohet në të gjithë vendin për kapjen e personave në kërkim, por edhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

“Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme”, thotë policia. /Fjala.al

Të fundit

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë....

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola Lookman: “Është një rast i...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Lajme të tjera

Web TV