Çfarë po gatuhet në Berlin/Angela Merkel pret Albin Kurtin dhe Vuçiçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas krijimit të qeverisë së Kosovës, Prishtina dhe Beogradi do të duhet të ulen në tryezë për të diskutuar çështjet e lënë pezull nga qeveritë e mëparshme.

Nga ana e tij, kryeministri i ri Albin Kurti ka deklaruar se së pari do të merret me çështjet e brendshme që preokupojnë Kosovën dhe më pas do të vendosë të ulet në bisedime  me Serbinë. Por, në Perëndim nuk mendojnë kështu.

Dhe nuk ka zgjatur shumë, kancelarja gjermane e cila ka sugjeruar si të dërguarin special të Bashkimit Evropian Mirolav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, ka thirrur Albin Kurtin bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas medias serbe, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit serb ‘planin për Kosovën’.

Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’i kushtohet çështjes së të dërguarit të ri të BE-së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vuçiç mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’i udhëheqë Miroslav Lajcak”, shkruajnë mediat serbe.

Megjithatë, Brukseli i ka cilësuar spekulimet raportimet rreth emrit të Miroslav Lajçak, si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Por, sipas tyre procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg vendimmarrjes.  E në një përgjigje të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit.

Ndërkaq, kancelarja gjermane ka ftuar edhe Albin Kurtin në Berlin, duke i shkuar kryeministrit të ri se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.

Sipas kancelares gjermane, forcimi i shtetit ligjor në Kosovë, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike janë “hapat qendrorë për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës.” Ndërsa i kujton Albin Kurtit edhe “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re. “Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Fjala.al/

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV