QSUT-ja në kolaps/Ish-deputeti i Berishës ngre alarmin, shqiptarët po…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i partisë demokratike të Shqipërisë Tritan Shehu ka bërë një postim në Facebook  në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet sot “QSUT”.

Shehu argumenton se pse qytetarët detyrohen ti drejtohen sot spitaleve private duke sjellë vështirësi ne buxhetin e tyre familjar.

Më poshtë Shehu shkruan:

Ulja e kapaciteteve te kirurgjise, “shtyrje” e pacienteve drejt privatit!

Venia ne funksionim e dy kateve te kirurgjise ne QSUT, eshte nje zhvillim pozitiv, por qe po komprometohet.

Te tre klinikat qe shkojne aty ulin kapacitetet; Kirurgjia 1, Kirurgjia 3 e Urologjia kishin 130 shtreter, ndersa ne godinen e re i jane lene 90 shtreter nga 120 qe ishte projekti.
Kesaj i shtohet edhe reduktimi i numrit te sallave te operacionit e eficiences se tyre:

Te tre keto klinika kishin 9 salla operacioni te planifikuara e 2 urgjence.
Ambjentet e reja kane 7 salla te planifikuara siper qe punojne me nje turn, kur per te perballuar nevojat duhej nje rregjim minimalisht 12 oresh, si dhe 2 salla urgjence poshte.

Ne keto kushte vjen dhe kulmi i absurditetit, urdherohet mbyllja e dy sallave te urgjences poshte, per te kaluar dhe ajo siper tek blloku prej 7 sallash, gje qe:

1-Shton rrezikun e kontaminimit te atij blloku nga futja aty e urgjences.
2-Largon kirurgjine urgjente nga ambjenti i saj i planifikuar, nga diagnostika, nga dhomat “e kuqe” etj, duke krijuar probleme serioze edhe per ekipin e rojes te cunguar.
3-Ulet keshtu me tej numri i sallave ne dispozicion te kirurgjise se planifikuar, duke reduktuar edhe me shume kapacitetet kirurgjikale, kjo se bashku me mos aktivizimin e reanimacionit te ri, duke lene i shtreterit bosh!

Ne nje kohe qe kirurgjite ne rethe jane pothuajse jo funksionale, gje qe shton ne ekstrem fluksin drejt QSUT, reduktimi i kapaciteteve dhe ketu zgjat listat e pritjes, demton shendetin e qytetareve i detyron ata qe konform pagesave te larta nga xhepi te operohen te privati.

Lexo edhe :  Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

A kemi te bejme ketu me nje politike menaxheriale alla Zhvejk, me nje “arke” bosh per shendetesine nga PPP-te, apo me qellime te tjera, kjo eshte per tu pare!

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV