Shkon në 17 numri i makinave luksoze të bllokuara në Gjirokastër nga anti-KÇK-ja

Numri i makinave që janë bllokuar deri tani nga anti-KÇK-ja në Gjirokastër ka shkuar në 17, ndërsa i gjithë qarku është blinduar.

Këtë pasdite janë ngritur disa pika të tjera kontrolli, njëra në afërsi të lagjes “Gerhot” rruga nacionale Gjirokastër—Tepelenë në Subash në rrugën nacionale Tepelenë –Përmet, Tepelenë-Memaliaj dhe Gjirokastër-Kakavijë.

Operacioni po vijon për kontrollin e makinave të ndryshme, me fokus luksozet, për armëmbajtje apo personat në kërkim. /Fjala.al