Superliga/ Fitore me vuajtje për Partizanin, Luftëtari barazon në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari mbyllën javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Takimi në stadiumin “Selman Stërmasi” nuk mund të konsiderohet si një më të mirët apo një fitore e merituar për ekipin e Partizanit.

Fraksioni i parë i ndeshjes që u mbyll me rezultatin 2-0 ishte i tëri me raste të shumta si nga Partizani dhe nga Flamurtari, por në të njëjtën kohë me shpërdorime rastesh shumë të mira. 45-minutshi i parë i takimit u mbyll me rezultatin 0-0.

Duhej të vinte minuta e 62-të e lojës që Eraldo Çinari të mund të shënonte golin e parë për “Demat e kuq” të kryeqytetit me anë të një penalltie. Ndërsa 9 minuta më pas Lorenc Trashi do të arrinte të shënonte golin e dytë për kampionët e Shqipërisë, duke i siguruar akoma më shumë 3 pikëshin klubit të tij.

Partizani arriti të merrte një rezultat goxha të mirë pavarësisht performancës shumë të dobët të tyre, ndërsa Flamurtari nga ana tjetër vazhdon zhytjen me humbje të njëpasnjëshme.

Ndërsa takimi tjetër ai midis Teutës dhe Luftëtarit përfundoi me barazimin 1-1, ku pjesa kryesore e lojës u dominua nga durrsakët.

“Djemtë e detit” ishin të parët që arritën të kalonin në avantazh me anë të golit të Idelino Colubali në minutën e 15-të dhe u duk se takimi mund të mbyllej me fitoren e tyre, por minuta e 90 e takimit solli golin e barazimit për ekipin e Luftëtarit. Gjirokastrite arritën që të merrnin një pikë me anë të Gresild Likës./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV