Aksident i rëndë në Maliq, gruaja përplaset nga një automjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse policia ka ditë që gjendet në rrugë duke propaganduar kujdes ndaj rregullave të qarkullimit rrugor, aksidentet vijojnë të vrasin dhe plagosin shqiptarët. Ngjarja e radhës është shënuar në Maliq orëve të para të ditës së sotme. Një grua është nisur me pak shenja jete në spital, ndërkohë policia njofton se është ndaluar autori i aksidentit, i cili në fakt është kapur në spital pasi ka çuar atje të aksidentuarën. Policia njoftoi pak më parë se një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Zvezdë të Maliqit, me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje.

Zyrtarisht Policia raporton se është përplasur nga një mjet tip “Benz” shtetasja R. Xh., rreth 40 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore: Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Lajme të tjera

Web TV