Përcillet Nexhmije Pagarusha, Tirana zyrtare “braktis” kortezhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta vazhdon vizitën e  tij në Shtetet e Bashkuara ndërsa kryeministri Rama me agjendën e tij ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.

Në këtë mënyrë ata e kanë përligjur mospjesëmarrjen e tyre në ceremoninë mortore të këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Por në faqet e Facebookut kanë mbetur ngushëllimet që kanë bërë me këtë rast.

Tirana zyrtare është mjaftuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili u shpreh se Pagarusha ishte bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë. Në akademinë përkujtimore me këtë rast, ambasadori Minxhozi, tha se ikonat nuk vdesin asnjëherë, por vetëm lartësohen.

Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur për në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë, prej Teatrit Kombëtar të Kosovës duke kaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës. Ndërsa varrimi i saj u krye në orën 14:30.

Në ceremoninë ne organizuar me këtë rast kanë qenë pjesëmarrës mijëra qytetarë gjithashtu edhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pranë arkivolit të 86 vjeçares kanë qëndruar performues nga ansambli “Shota”.

Të fundit

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë...

I prenotuan të këndonin në një lokal/Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të...

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV