Policia terrorizon qytetarët, po nuk kërkon trupin e Dodë Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dy ditësh policia e Shtetit ka dalë me një mori njoftimesh ku njofton se po bën kontrolle në të gjithë territorin. Në fokus janë mjete që sipas tyre rezultojnë pa dokumentacionin e nevojshëm e për pasojë thonë se kanë mundur të bllokojnë një sasi të konsiderueshme të tyre. Ndërkohë që thuhet se bëhet fjalë për një kontroll në të gjithë vendin, policia ka harrur të vijojë hetimet dhe kërkimet për të gjetur trupin e zhdukur që dyshohet që është i pajetë të pengut të rrëmbyer në Kamzë me 17 janar.

Policia dhe prokuroria e dinë fort mirë se nëse nuk gjendet trupi i të ndjerit për atë ngjarje nuk mund të ketë dënime aq më tepër për personat që tashmë konsiderohen edhe të implikuar drejtpërdrejtë në krimin e rëndë. Ata janë të shpallur në kërkim dhe policia ende nuk ka bërë asnjë gjurmim për të sjellë në pranga Altin Hajrin, të dyshuarin kryesor të ngjarjes horror që ndodhi në ambientet e kompleksit pronë e tij në Shijak.

Po ndërsa policia është lëshuar rrugëve duke vënë gjoba, bllokuar patenta dhe duke sekuestruar mjetet që sipas tyre janë të blinduara, mjete që në fakt të zotët të gjitha mund t`i rimarrin, nuk bën me dije më asnjë veprim kërkimor për të shkuar tek trupi i Dodë Prengës. Edhe pse Prokuroria dhe Gjykata pretendojnë se kanë mundur të sigurojnë dëshminë që tregon se trupin i është dorëzuar Altin Hajrit nga njëri prej të ndaluarve që gjendet në qeli, policia nuk ka gjetur ende asnjë gjurmë përveç zhurmës së kontrolleve në të gjithë vendin.

Aksionet     

Lexo edhe :  KQZ 'vulos' sot fituesit e qarkut të Tiranës/ Kush do ta marrë mandatin e 'Nismës'

Aksioni i Policisë për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit, u njoftua dje. FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, kanë ngritur pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit. “Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme”, thotë policia. Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Lajme të tjera

Web TV