Brad Pitt fiton Oscar-in e parë si aktor

A e dinit  që Brad Pitt nuk kishte fituar asnjë Oscar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme si aktor? Mbrëmjen e së dielës ai u shpall fitues në kategorinë e Aktorit më të mirë jo protagonist për rolin e Cliff Booth në filmin “Once Upon A Time…në Hollywood.”

Gjatë fjalimit, Brad Pitt përmendi Leonardo Dicaprio-n, që porsi ai e mori me vonesë Oscar-in e parë. “Leo, do të të bëhem bisht,”

Pitt konkurronte kundër Joe Pesci, Al Pacino, Anthony Hopkins dhe Tom Hanks. Fitorja e tij ishte e parashikuar nga shumë yje.

Ky është Oscar-i i dytë për Pitt, por i pari si aktor. Ai mori statujën e artë në vitin 2014, si producent i “12 Years a Slave.”