Ish-ministri Manjani: Sulmi i Gjutës është “SHOW” i Ramës, nuk ka rrezik

Ish-ministri i drejtësisë,Ylli Manjani është pyetur së fundmi mbi rrezikun e mundshëm që iu kanos kryeministrit Rama në sulmin e armatosur të Gjutës pranë selisë së Partisë Socialiste.

Sipas Manjanit Rama ka qenë më i rrezikuar herë të tjera.

‘Nuk e shikoj me mend të ndalemi tek profili i Gjutës. Edi Rama ka dalë në foto me të fortët e Shijakut. Aty ka qenë më i rrezikuar sesa sot.

Ky është një show i shokut Edvin. Nuk e shikoj me vend të ndalemi tek Gjuta, Gjata etj. Le të ndalemi tek profili i kryeministrit’- tha Manjani në emisionin Open.