Kurti vjen në Tiranë me kërkesë për Ramën, “veriu i shqiptarëve” do jetë çështje e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti do të zhvillojë nesër në Tiranë vizitën e parë zyrtare si kryeministër i Kosovës. Axhenda zyrtare nuk është zbardhur ende, por në bazë të një deklarate që Kurti ka dhënë një javë më parë për Zërin e Amerikës, ai paralajmëroi se do të takohet me homologun Edi Rama dhe zyrtarët e tjerë, përfshirë kryeopozitarin Lulzim Basha.

Kërkesa e Kurtit për Ramën do të jetë e qartë në raport me marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët. Sipas kryeministrit të Kosovës, Tirana duhet të fokusohet te fqinjët jugor dhe perëndimor, Greqi dhe Itali, ndërsa duhet të jetë Prishtina që do orientojë dhe vendosë për marrëdhëniet me fqinjët veriorë të shqiptarëve, kryesisht Serbinë.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, është shprehur më herët Kurti.

Të fundit

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias,...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

Lajme të tjera

Web TV