OFL kontroll pasurisë/Njihuni me ‘sheikun’ e Shkodrës dhe të kaluarën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesë me shkrim dy personave të akuzuar për trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Njëri prej tyre është edhe shtetasi Bardhok Pllanaj, banues në Koplik të Shkodrës dhe i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai njihet si ‘Sheiku’ i Shkodrës, që pas vitit 2018, kur u arrestua për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi u konstatua se po e ndërtonte pa leje.

Gjatë hetimit rezultoi se pallati po ndërtohej nga para që rridhnin nga aktiviteti i tij kriminal. Sipas policisë ‘Sheiku’ ishte dënuar më parë në Gjermani për trafik të qenieve njerëzore. Një vit më pas në vitin 2019, Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri në prona, si apartamente, biznese, troje, makina etj., kryesisht në Dobraç të Shkodrës.

Për herë të parë emri i Bardhok Pllanajt do të bëhej publik në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash, ku arrestuan shtatë persona  ndërsa Pllanaj arriti të shpëtonte.

Por, në tetorin e vitit të kaluar, Pllanaj theu masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa më pas arrestua në Lushnjë nga policia.

Të fundit

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Lajme të tjera

Web TV