Pas denoncimit se “u rrah”, kryebashkiaku i Elbasanit: Qesharake!

Gledian Llatja reagon pas denoncimit që ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’. Berisha shkroi që një qytetar dixhital, denonconte se kryebashkiaku i Elbasanit u dhunua nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit,

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka mohuar kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve.

Ai tha se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital” që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për “Javën e verës”

T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

 “Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit”, u shpreh Gledian Llatja.