Tërmet në CDU, njeriu i Angela Merkelit heq dorë për postin e kancelares  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj.

Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.

Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa, se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare  janë në një dorë.

Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV