VIDEO/ “A është ky Inter për titull?”, ja përgjigja epike e Ibras

Zlatan Ibrahimovic bëri një super lojë gjatë ndeshjes së derbit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme midis ekipit të Interit dhe Milanit.

Megjithatë ky takim u përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultatin në përmbysje 4-2, pas një pjese të parë të dominuar totalisht nga “Djalli”.

Pjesa e dytë e takimit rezultoi të ishte totalisht fatale për kuqezinjtë, teksa Interi u rikthye fuqishëm në formë dhe shënoi plot 4 herë te porta e rivalëve të përhershëm të tyre.

Ky rezultat duket se e preku shumë yllin e rikthyer të Milanit, Ibrahimovic i cili pas takimit ka komentuar keq rezultatin e kundërshtarëve.

I pyetur nga gazetarët në zonën Mix, nëse ky Inter është për titull, Ibra është përgjigjur shkurt dhe ka thënë vetëm jo./Fjala.al/