Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn

Takimi i planifikuar midis Albin Kurtit dhe Erion Veliajt nuk do të zhvillohet. Mësohet se kryeministri i Kosovës ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës për shkak të agjendës së ngjeshur që e pret në Kosovë.

Kurti do të takohet sot në Prishtinë me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Agjenda e takimeve në Tiranë ndryshoi për Kurtin për shkak se takimi me kryeministrin Edi Rama zgjati më shumë sesa ishte planifikuar.

Në takimin me Veliaj, Kurti do të merrte edhe “Çelësin e Qytetit”, por ceremonia nuk do të organizohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Rama dhe Kurti me qëndrime të ndryshme, nuk i fshehin në konferencë