Dosja e Lobimit/ Lulzim Basha në dorën e Fatmira Hajdarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja e lobimit të Lulzim Bashës ka rënë në duart e Fatmira Hajdarit. Kjo e fundit do të drejtojë trupën gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj.

Hajdari do të gjykojë çështjen e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike dhe figurës së vetë Lulzim Bashës, përmes parave të dyshimta që rridhnin nga Moska.

Edhe pse shkalla e parë e pushoi çështjen ndaj Bashës dhe Ristanit prokuroria e apeloi vendimin, ndërsa tashmë shorti e ka dërguar kryedemokratin në duart e bashkëshortes së ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari.

Duke iu përmbajtur afateve të apelimit të vendimit të gjykatës së Tiranës, prokuroria kërkon një proces tjetër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Pjesë e procesit bashkë me Lulzim Bashën, janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri i selisë blu Ilir Dervishi.

Të tre zyrtarët e PD-së edhe pse u shpallën të pafajshëm nga gjykata e Tiranës, do të jetë Gjykata e Apelit tashmë që do të shqyrtojë dosjen e Lulzim Bashës me në krye gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Akuza e Prokurorisë për Bashën, Ristanin dhe Dervishin është e përqendruar tek falsifikimi  i formularëve lidhur me shumën e financuar prej 675 mijë dollarësh në favor të lobimit të PD-së në SHBA.

Një nga pikat të cilat anashkaloi gjykata e Tiranës ishte edhe mosmarrja e dëshmisë së lobisitit amerikan Nick Muzin, i cili është edhe njeriu që ka nënshkruar kontratat e lobimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Tashmë pritet se cili do të jetë gjykimi i gjykatës së apelit, nëse do të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë apo do ta rikthejë atë për të rigjykim në themel, duke qenë se sipas prokurorisë duhet thirrur për të dëshmuar edhe lobisti amerikan i Lulzim Bashës, Nick Muzin./Fjala.al/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV