E tmerrshme/ Vajza rome digjet brenda barakes në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm baraket e romëve në Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë 13-vjeçare.

Vajza e sëmurë është djegur brenda banesës së saj nga zjarri që përfshiu  baraket e tyre, zjarr që dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia.Gjithashtu mësohet se vajza ndodhej në gjumë dhe ka qenë e pamundur për ta nxjerrë jashtë. Sipas informacioneve të para, zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit, ku filloi në një nga barakat dhe më pas përfshiu edhe tre të tjera. Ndërkohë që zjarrfikëset kanë shuar flakët.

Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. /Fjala.al/

Të fundit

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Lajme të tjera

Web TV