Enrique Iglesias përsëri baba

Jeni kurioz të dini për jetën private të yllit të muzikës Enrique Iglesias dhe  Anna Kournikova? Ata janë treguar gjithmonë të kujdeshëm ndaj mediave, por këtë herë kemi një lajm të bukur prej tyre. Ata kanë pritur në jetë fëmijën e tretë.

Ish-tenistja 38 vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44 vjeçar i kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas. Megjithatë, edhe ai ka refuzuar ta tregojë gjininë e fëmijës duke thënë: “Është e fshehtë”, ndërsa ka shtuar: “Vëllai im tash i ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e çiftit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ndërkohë që Anna dhe Enrique vazhdojnë të heshtin kur është fjala për çështjet private.