‘Kosova’/Serbët ‘sulmojnë’ SHBA-të: Do na mbrojë Angela Merkel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rolin e saj për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre, interesat gjermane nuk do të lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të marrin drejtimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ato e lidhin këtë pretendim me ftesën që Angela Merkel i ka bërë kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për t’u takuar në Berlin.

Ish-diplomati, Zoran Milivojeviç thekson se Gjermania është e angazhuar që të marrë rejtimin e procesit të dialogut midis dy vendeve duke sugjeruar edhe kryenegociatorin, Miroslav Lajçak si të dërguarin e BE-së në këtë këto bisedime.

Është mjaft e qartë se Gjermania dëshiron të përfshihet në këtë proces dhe nuk do t’i lërë amerikanët që të drejtojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, pasi në lojë janë edhe interesat gjermane”, tha Milivojeviç.

Sipas tij, ekziston një ndryshim i madh midis përqasjeve amerikane dhe gjermane për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Qasja amerikane është më pragmatiste dhe kërkon të arrihet një rezultat, pavarësisht se cili është ai. Ndërsa qasja gjermane është në linjën e një qëndrimi të njohur tashmë, që është njohja e realitetit në kontekstin aktual, që do të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë”, shpjegon ish-diplomati.

Ai shprehet gjithashtu se Gjermania dëshiron të përfitojë nga pozicioni i saj dhe kërkon të kapërcejë amerikanët duke lajmëruar hapjen e transportit hekurudhor dhe ajror midis Beogradit dhe Prishtinës.  Për këtë arsye, Berlini kërkon të imponojë një platformë për të zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Beogradit.

Gjermania po i lë SHBA-ve të kuptohet se është një çështje evropiane dhe se kompetenca e saj ka dy qëllime: së pari të mbrojë interesat e BE-së në funksion të një gjeopolitike të re të Evropës. Motivi i dytë i Gjermanisë është edhe më specifik; interesin historiko-gjeo-strategjik. Ajo e sheh këtë hapësirë ​​nën sferën e saj të ndikimit dhe nuk dëshiron la lërë të ikë nga duart”, shprehet Milivojeviç. Sipas ish-diplomatit, ajo që është interesante është konteksti në të cilin po zhvillohet e gjithë kjo; Gjermania kërkon të shmangë ndikimin amerikan, ndërsa gjysmën e dytë të këtij viti Gjermania merr presidencën e radhës së BE-së, raporton B92.

Lexo edhe :  Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Mundësitë që të arrihet në një dialog midis Kosovës dhe Serbisë janë gjatë presidencës gjermane. Dhe nuk duhet harruar se ky është viti i fundit i Angela Merkelit si kancelare, ku ajo duhet të tregojë kulmin e ndikimit të saj”, përfundon Milivojeviç.

Megjithatë, gjithçka pritet nga takimi në Berlin, midis Angela Merkelit, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se cila do të jetë metodologjia  që do të ndiqet për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve dhe se cili do të jetë roli i Gjermanisë në këtë proces.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV