Mbërrin Albin Kurti, pritet me ceremoni nga Edi Rama

Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë. Kryeministri i Kosovës është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Pas luajtjes së himnit të Kosovës dhe atij Kombëtar, të dy kryeministrat janë drejtuar për në brendësi të godinës ku do të zhvillojnë takimin pa praninë e medias. Në orën 10:10, Rama dhe Kurti do të zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Axhenda e kryeministrit Kurti:

Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.

Vendi Pallati i Brigadave, ora 09:00

10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45

Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.

Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Vendi: Bashkia e Tiranës, ora 11:55

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Selia e PD-së, ora 12:20