Një brune i rrëmben zemrën Leonardo DiCaprio-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamila Morrone është gruaja që i ka rrëmbyer zemrën aktorit Leonardo Di Kaprio, i cili njihej për preferencën e tij për biondet. Modelja argjentinase është shfaqur në rresht të parë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar” 2020 mes Leonardo Di Kaprios, me të cilin është në lidhje që prej 2017 dhe Bred Pit.

Pas një numri të madh biondesh (nga Zhizel Byndshen, Nina Agdal, Toni Garn dhe Bar Refaeli), në fund aktori i famshëm duket se ka zgjedhur një brune, që e ka bërë të kapitullojë. Aktori dhe 22-vjeçarja kanë parakaluar në tapetin e kuq të ndarë, por në sallë janë ulur krah për krah njëri-tjetrit.

Leo është besnik i shprehjes “burrave u pëlqejnë biondet… por martohen me brune”, edhe pse një ngjashmëri me ish-et e tij Kamila i ka, është shumë e re. Argjentinasja është 23 vjet më e vogël se ai, por diferenca në moshë nuk është një problem për ta. “Ka shumë çifte në Hollivud dhe në botë, që funksionojnë pavarësisht diferencës së moshës. Mendoj që çdo njeri mund të dalë me kë i pëlqen”, – kishte deklaruar Morrone për “Los Angeles Times”.

Çifti në këto vite ka dashur të mos ekspozohet shumë, por për natën e “Oscar”, Leo ka dashur ta ketë në krah të tij. Di Kaprio ishte nominuar si aktori më i mirë protagonist për rolin e Rik Daltonit në “Ishte një herë… në Hollivud”. Por statuja shkoi për Joakin Feniks dhe ai gëzoi për çmimin si aktori më i mirë jo protagonist që mori Bred Pit. I pari që Bred përqafoi në skenë ishte pikërisht Di Kaprio, duke shprehur kështu të gjithë dashurinë e tij në lidhje me të.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV