Po humbnin 2-0, çfarë u tha Conte lojtarëve të Inter në pushimin e pjesëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i Madonninës mund të cilësohet si një nga ndeshjet më spektakolare dhe të bukura të momentit.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me fitoren e Milan me rezultatin 2-0, ku u duk se e gjithë ndeshja ishte në duart dhe kontrollin e kuqezinjve.

Ndërsa fraksioni i dytë i takimit më të rëndësishëm në Itali erdhi krejt ndryshe, Interi mori kontrollin e situatës duke barazuar e më pas duke e përmbysur rezultatin me plot 4 gola si dhe mbajtën të paprekur portën e tyre.

Pavarësisht entuziazmit së triumfit,të gjithë ishin kureshtar të dinin se çfarë u tha trajneri Antonio Conte lojtarëve në dhomat e zhveshjeve, që këta të fundit u kthyen si “përbindësha” në 45-minutshin e dytë. Mediet italian e kanë zbardhur fjalimin e 50-vjecarit dhe duket se ai i ka folur skuadrës shumë qetësisht si dhe u ka kujtuar se janë plot 19 pikë diferencë para Milanit, për t’ju theksuar se janë dukshëm më të mirë.

“Edhe sa gola keni ndërmend t’i falni Milanit sot? Ata që deri para ndeshjes kishin grumbulluar 19 pikë më pak se ju, sot po duken lojtarë të mëdhenj. Ju jeni shumë më të fortë, por këtë duhet ta tregoni në fushë”,-ishin fjalët e trajnerit të Interit për lojtarët në pushimin e ndeshjes./Fjala.al/

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV