Rama shmang “mini-Shengenin”, çfarë tha në krah të Albin Kurtit

Rama dhe Albin Kurti, Pallati i Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka shmangur termin “mini-shengen” apo “Shengen Ballkanik” në konferencën e përbashkët me homologun Albin Kurti.

Projekti është kundërshtuar ashpër jo vetëm nga Kurti, por nga e gjithë Prishtina politike.

Në konferencë, Rama tha se “do të punojmë për 4 liritë themelore të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, duke mos e përmendur “minishengenin”.

Bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioriteti i prioriteteve, shtoi kryeministri Rama.

“Nëse nuk realizojmë së pari lëvizjen e njerëzve dhe më pas të kapitaleve dhe mallrave, nuk e kemi kryer detyrën tonë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë maksimale për heqjen e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama dhe Albin Kurti

Rama dhe Kurti me qëndrime të ndryshme, nuk i fshehin në konferencë

Çfarë mesazhi u përpoq Rama t’i jepte Albin Kurtit gjatë ceremonisë?