Trafiqet/ Në Shqipëri qarkullojnë 2.4 miliardë euro jashtë bankave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej. Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie.

Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë

Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

Lexo edhe :  Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Rekord në Europë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit

Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël.

Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto./Monitor

Të fundit

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Lajme të tjera

Web TV