Trupi i shkodranit në Francë, i burgosuri nga Greqia nis para për familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e shkodranit që ka humbur jetën në një burg në Francë përveç se ka indinjuar mbarë opinioni publik shqiptarë në të gjithë botën, ka bërë të mundur që njerëz të ndryshëm të ofrohen tek familja e tij për të dhënë ndihmën për sjelljen e trupit. Në kohën kur shteti shqiptar dorëzohet, asnjë mekanizëm i Ministrisë së Jashtme nuk i vjen në ndihmë familjes shkodrane, është një i burgosur shqiptar në Greqi që nis në drejtim të familjes human prej 200 eurosh. Ai e ka bërë live dërgesën e tij për familjen  duke bërë të ditur edhe faktin se familjet shqiptare që përballen me një hall të tillë janë të shumta dhe se bëhet fjalë për një shtet që kurrë nuk është gjendur pranë familjeve.

Ai quhet Fisnik hasi dhe mësohet se gjendet në burg prej shumë vitesh. Në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Shqipëria Live’ ai ka treguar se në burgjet greke ka dhunë e racizëm sidomos ndaj shqiptarëve. I burgosuri është nga Dibra dhe nënvizoi faktin se është i bindur nga rastet që ka parë me sytë e tij në burgun grek, se edhe rasti i të riut nga Shkodra në burgun francez, Mentor Rexha, është vrasje dhe jo vetëvrasje. I prekur nga kronikat televizive që ai ka parë për familjen e shkodranit, i dënuari në Greqi ka kontribuar me një shumë simbolike për kthimin e trupit të tij në atdhe.

Por dibrani i dënuar për grabitje dhe që sipas tij gjendet në burg prej 12 vitesh ka treguar se dhuna e policisë së burgjeve në Greqi është e tmerrshme dhe barbare. Sipas tij ata hyjnë në ambientet e brendshme dhe ushtrojnë dhunë të maskuar duke përdorur elektroshok. Sipas tij edhe në një rast të kohëve të fundit në burgun e sigurisë së lartë, ndodhi diçka për të cilën kanë paguar të gjithë. “Erdhën e na vunë armën në kokë brenda në qeli, që nuk lejohet që jemi në burg e të vijë të na vejë armën në kokë e të na vënë shkelmin në stomak.

Lexo edhe :  Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, ja arsyeja

Edhe Mentor Rexhën e kanë vrarë jam i bindur se i bëjnë këto gjëra. Pashë nënën e atij të shkretit dhe më erdhi keq se edhe unë njeri me ndjenja jam”. Në fakt në Greqi është mundësuar realizimi i një prej grevave më të mëdha në historinë e burgjeve në Europë disa vite më parë, por autoritete shqiptare asnjëherë nuk u kujtuan të marrin në mbrojtje shtetasit e tyre kur ata dhunohen me pa të drejtë. Rasti i shqiptarëve në burgjet e Europës, kryesisht në Greqi është një nga rastet tipike kur shteti nuk i njeh dhe i braktis shtetasit e vet!  n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Ministria e Brendshme Britania dhuron pajisje 30 mijë paund për Kufirin dhe Migracionin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim Menaxherin Rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare...

Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti...

Proda takim me zyrtarin britanik: Rritje të bashkëpunimit kundër krimit dhe korrupsionit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim Menaxherin Rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së...

Habit me deklaratën Klajdi: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën

Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother...

Putin “rrëzon” Zelensky, presidenti Rus: Gati për bisedime, por jo me të

Presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi poshtë haptazi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e përshkroi...

Lajme të tjera

Web TV