Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun.

Është e paqartë se ku ndodhet emigranti nga Kosova, ndërsa policia po heton rastin. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ai mund të mos jetë në Zvicër.

Policia thotë se shqiptari nga Kosova, nuk e ka pasur të vështirë që të arratiset, pasi ka pëfituar nga disa orë pushimi nga burgu gjatë drekës të martën dhe është arratisur.

‘I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimi i tij në orën e caktuar.’- thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus.

Për këtë arsye opinioni nuk u informua për arratisjen.

Graf vazhdoi: ‘Vetëm të burgosurit që nuk përbëjnë rrezik për publikun pranohen në sistemin e hapur të burgjeve./O.S

Të fundit

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

Lajme të tjera

Web TV