Anulohen investimet amerikane në Kosovë? Reagon ambasadori i SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Kosovë ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Dick Custin se asnjëherë nuk është folur apo menduar për anulimin e investimeve në Kosovë.

“Ambasadori Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka folur për anulimin e investimeve në Kosovë”  është shprehur Dick Custin për Radion ‘Evropa e Lirë’.

Transmetuesi publik në Kosovë transmetoi të martën një kronikë sipas së cilës SHBA do të anulonte investimet e saj në Kosovë për shkak të mbetjes në fuqi të tarifës ndaj mallrave serbe. Por, Custin tha se “ambasadori Grenell u ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë përfitimet e dëshiruara nga ndihma në ekonomi, nëse tarifat janë në fuqi”.

“Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë komunitetit të sektorit privat një mesazh të keq, se Kosova nuk është një vend në të cilën mund të zhvillohet një biznes”, ka thënë Custin.

Custin tha se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Grenell, ka dëgjuar nga shumë pronarë biznesesh brenda Kosovës, përfshirë edhe disa kompani amerikane, të kenë thënë se tarifat po i dëmtojnë ato.

Raportimet për një tërheqje të investimeve të SHBA-së në Kosovë nga transmetuesi publik u bënë pas një postimi të ambasadorit Grenell në Tëitter më 11 shkurt, në të cilin kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe në mënyrë, që siç thotë “të ketë investime”.

Qeveria e re e Kosovës, ka paralajmëruar zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit kundër Serbisë, por ende nuk është sqaruar si do të zbatohet ky vendim.

Megjithatë zëdhënësi i Grenellit ka përsëritur se “zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ‘reciprocitet’ gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”. Tarifa ndaj mallrave serbe është vendosur në fund të vitit 2018, nga qeveria që në atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Lexo edhe :  Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ky vendim, ishte parë më pas si pengesë për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte tërhequr nga tavolina e bisedimeve, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV