Grabitja e çiftit Laze, jepen masat e sigurisë për të akuzuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për personat e akuzuar për grabitjen me armë të 19 janarit, në shtëpinë e çiftit Laze në Allias.

Për Fatjon Merternikaj është caktuar nga trupi gjykues masa e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe plagosje e rëndë në dëm të Petrit Laze dhe Afërdita Laze.

Për Markelian Cungun, i cili ndodhet në arrati, është vendosur masa “arrest me burg në mungesë”.

Ndërkohë që Mario Toci do të ndjekë procesin në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi”.