Ja kur pritet të marrë fund epidemia e koronavirusit

“Epidemia aktuale e koronavirusit të ri mund të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt dhe do të stopohet në muajin prill,” deklaroi epidemiologu kinez me famë ndërkombëtare, Zhong Nanshan.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për ‘Reuters’ dhe ‘Global Times’, ku Zhong tha se ai e bazoi analizën e tij në të dhënat e ditëve të fundit dhe masat e marra nga qeveria kineze.

OBSH ka paralajmëruar se ekzistojnë “dritare mundësish reale për të ndaluar epideminë”. Epidemia e koronavirusit vdekjeprurës, i quajtur zyrtarisht Covid-19 , mund të infektojë rreth dy të tretat e popullsisë së botës, nëse lihet i pakontrolluar.

Alarmi vjen nga epidemiologët kryesorë globalë. Numri i vdekjeve tejkaloi 1.000, duke e bërë koronavirusin më vdekjeprurës sesa sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute (SARS). Koronavirusi i ri ka vrarë deri më tani mbi 1.113 persona dhe ka infektuar 45 000 të tjerë në mbarë botën. /Fjala.al