Ushtroi dhunë në familje, arrestohet babai i aktores së njohur

Michael Lohan u arrestua të hënën në Southampton pasi ushtroi dhunë fizike dhe verbale ndaj Kate Major.

Lohan 59-vjeç, u arrestua në orën 4:40 të mëngjesit në ‘Main Street’, ndërsa ishte në paraburgim ai u ankua për dhimbje në gjoks dhe u transportua në spital për një kontroll.

Babai i aktores Lindsay Lohan mohoi akuzat dhe tha “Unë do të luftoj kundër kësaj.”.

Punonjësi i gjykatës i tha pasditen e së martës që gjyqtari i udhëzoi ata të mos përgjigjen në pyetjet e shtypit.

Major dhe Lohan paraqitën kërkesën për divorc në vitin 2018./Fjala.al