VIDEO/ Lulzim Basha i akuzon çdo ditë, por nuk njeh ministrat e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha del pothuajse çdo ditë në foltoren e Kuvendin duke akuzuar ministrat e Ramës për korrupsion, të lidhur me krimin apo se ka kanë përfituar tenderë publikë, por në fakt Basha nuk i njeh pjesën më të madhe të tyre. Madje, as emrat nuk ua thotë teksa përballet me fotot e tyre.

Në një çast kur Lulzim Basha ndodhej në hyrje të sheshit “Skënderbej”, është pyetur nga gazetarja e Tv Klan, se a i njeh ministrat e kabinetit Rama, kryedemokrati u përgjigj se i njihte të gjithë, por kur iu kërkua t’i tregonte me emër dhe mbiemër, aty i ngeci ‘sharra në gozhdë’.

Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto?

Lulzim Basha: Të gjithë.

Gazetarja: Të gjithë?

Lulzim Basha: Sigurisht.

Gazetarja: Cilin?

Lulzim Basha: Ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë që të pyesni njerëzit. Prit tani që të jemi të saktë. Me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë.

Në një situatë të tillë kur as vetë kryedemokrati Basha nuk i njeh kundërshtarët e tij politikë, tregon se opozita nuk e ka fare në skaner qeverinë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV