Vlorë/ Përplasen 3 makina në Peshkëpi, mbeten 5 të lënduar

Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës.

Janë dashur 3 ambulanca për të transportuar 5 të plagosurit në spital.

Një makinë tip Benz me targa AA 502 YC është përplasur me dy makina të tjera.

Ndërsa përplasja ka qenë e fortë pasi dëmet materiale të dy makinave janë të konsiderueshme.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po merret me zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.