Basha në Kukës: Të rinjtë të mos ikin në Angli, se do qëroj Ramën nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga të rinjtë e Kukësit që të mos largohen nga qyteti pasi ai do ta ‘qërojë’ kryeministrin Rama nga pushteti.

Gjatë një vizite që zhvilloi në këtë qytet Basha iu drejtua të rinjve se ai nuk do ta lejojë Ramën që të zbrazë Shqipërinë.

Ndaj ka kërkuar prej tyre që të mos e braktisin Kukësin për Anglinë.

Mos u largoni drejt Anglisë, atë që do të zbrazë Shqipërisë do ta qërojmë. Nuk do ta lejojmë Shqipërinë që të zbraset nga ky brez i mrekullueshëm. Edhe çështjen e universitetit do ta kemi në plan, ashtu si dhe në zonat e tjera ku janë mbyllur universitetet”, u shpreh Basha.

Ai premtoi gjithashtu se kur demokratët të vijnë në pushtet do të heqin taksën e kombit, teksa ripërsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Kryedemokrati është ndalur në një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka premtuar se do të përmirësojë vendin në mënyrë që të rinjtë të mos largohen.

Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe t’i lërë të lirë qytetarët që të zgjedhin. Jo vetëm PD-ja, por e gjithë Shqipëria i ka borxh Kukësit. Është qyteti më i diskriminuar, por është vendi që i jep dritën jeshile, prodhon të gjithë energjinë e Shqipërisë. Asnjë tra, asnjë pengesë nuk do të ketë. Do të keni vetëm lehtësira dhe mundësi, por në fillim duhet të fitojmë betejën që sapo ka nisur”, tha Basha.

Të fundit

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Lajme të tjera

Web TV