Çfarë po ndodh? Ronaldo i kishte kërkuar agjentit ta largojë nga Juventus

Një lajm i përhapur së fundmi rreth yllit të Juventus, Cristiano Ronaldos, i ka habitur të gjithë.

Asnjë nuk e priste të dëgjonte se portugezi i ka kërkuar agjentit të tij ta largoj nga bardhezinjtë e Italisë gjatë merkatos së janarit. Mesa duket problemet me trajnerin italian Maurizio Sarri janë një nga shkaktarët e pakënaqësive të Ronaldos.

Fakti që Sarri e nxori dy herë nga loja disa kohë më parë shkaktoi pakënaqësinë e Ronaldos, që në një rast u largua menjëherë nga stadiumi pas fitores me Milanin, duke mos pritur që të festojë dhe urojë shokët e skuadrës.

Në një raportim të medies spanjolle “ABC” thuhet se sulmuesi i ka kërkuar menaxherit të tij, Jorge Mendes, që ta largojë nga Juventusi. Por ky i fundit nuk e ka gjetur një tjetër ambient të përshtatshëm për 35-vjeçarin, kjo për shkak të pagesës së lartë që kërkon lojtari./Fjala.al/