Kosova/ 12 vjet Pavarësi, Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ambasadën e Kosovës është organizuar një ceremoni me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Presidenti Meta, i cili mori fjalën në këtë ceremoni, mes të tjerash tha se ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje, por respektimi i standardeve europiane për pakicat.

Ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës ishte një nga tezat e shumëdiskutuara ku u hodhën akuza ndaj Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Rama se po tentojnë të ndajnë Kosovën. Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte kundër kësaj teze.

Në Ballkan nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe popujt. Në Ballkan çdo popull është pakicë në një shtet dhe shumicë në një tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve,  por e vetmja zgjidhje është respektimi i standardeve evropiane i çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për respektimin e pakicave.

Pavarësisht nga historia nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykimet me Serbinë për marrëdhëniet në të ardhmen. Fryma e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit është zgjidhja e problemeve historike për të mos qenë peng i tyre. Është koha që Serbia e Kosova të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre dhe normalizimi do të vijë vetëm përmes njohjes së ndërsjellët të tyre si shtet, ashtu siç theksoi në mesazhin e tij dhe sekretari amerikan i shtetit, Pompeo.

Kosova e pavarur është faktor stabiliteti për të gjithë rajonin tonë. E vetmja e ardhme dhe zgjidhje është bashkëjetesa dhe vlerat evropiane”, tha Meta.

Të fundit

“E kisha për konsum personal”, kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

I arrestuar ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi u kap me një sasi kokaine me vete, kandidati...

Anëtarësimi në BE më pranë se kurrë, pritet hapja e grupkapitullit të radhës

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet më 22 Maj në Bruksel, ku pritet hapja e grupkapitullit të ri të negociatave "Konkurrueshmëria dhe...

Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së...

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument përfundimtar që do të përqendrohet...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

Lajme të tjera

Web TV