Meta: Me Venecian kemi bërë Kushtetutën, po Rama e shkallmoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ilir Meta ka pritur delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me konfliktin e kreut të shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Metës, me Venecian që në vitin 1998 është krijuar Kushtetuta me parametrat e duhura por që është çmontuar vazhdimisht nga qeveritë si ajo e kryeministrit Rama gjatë viteve të fundit.

Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.Ai ka folur me delegacionin edhe për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Kushtetuese për ceremoninë e betimit të miratuara dje nga Kuvendi.

“Për çështjen e ligjit e pagëzuar si ‘kryekçk’ do të flas pasdite. U miratua çuditërisht para se Venecia të vinte! Unë e dua shumë komisionin e Venecias dhe Venecian! Vjet mora edhe ‘Luanin e Venecias’! Unë kurrë nuk do të thirrja Venecian për një çështje kaq të thjeshtë! Për te lexuar thelbin e kësaj çështje, anëtari i parë emërohet nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë! Edhe dy fëmijë të klasës së parë e lexojnë qartë”, është shprehur Presidenti Meta gjatë takimit.

Të fundit

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë...

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të...

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit/ Kreu i PD i trembet një hetimi nga SPAK

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund...

Liria e medias, Shqipëria në vendin e 80-të/ Probleme me ndërhyrjet politike dhe biznesit

Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 80-të në...

I ka mbijetuar të 2 luftërave botërore/115-vjeçarja shpallet ‘personi më i vjetër në botë

Një grua 115-vjeçare britanike është bërë personi më i vjetër në botë, pasi mbajtësja e mëparshme e rekordit vdiq në prill. Sipas gazetës Independent, kjo është Ethel Caterham, e...

Lajme të tjera

Web TV