Përplasja president-parlament, Komisioni i Venecias nis shqyrtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri ndodhet një tjetër mision i Komisionit të Venecias, të cilit i është kërkuar të japë një opinion lidhur me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias u bë nga parlamenti, me vendim të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Në muajin dhjetor Komisioni miratoi zgjerimin e hetimit edhe rreth konliktit të lindur me mos dekretimin nga ana e Presidentit të kandidates Arta Vorpsi, brenda periudhës 30 ditore që parashikon ligji.

Ndonëse shumica e konsideroi atë, të emëruar automatikisht, zoti Meta dekretoi megjithatë kandidaten tjetër Marsida Xhaferllari, të cilën e ftoi të bënte betimin.

Vendimit të Komisionit hetimor, presidenti ju kundërpërgjigj me një kërkesë të bërë dhe prej tij. Janë të paktën 38 pyetje që Kreu i Shtetit ka shtruar për ekspertët e Venecias, në një material 40 faqesh.

Ndërsa palët kanë kërkuar si arbitër Komisionin e Venecias, shumica mbrëmë miratoi një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës.

Vendimi i shumicës lë vend për pikëpyetje, duke qenë se Kushtetuta parashikon “betimin para presidentit”.

Zoti Meta nga ana e tij e ka cilësuar paraprakisht nismën, si shenjë mungese të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën, – raporton VOA.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV