Rama, gazetares: Keni marrë gjë sot apo jeni esëll? S’të vjen turp moj

Kryeministri Edi Rama ishte sonte përballë katër gazetarëve në emisionin “Opinion”.

Debati deri tani thuajse ka dalë jashtë kontrollit. Rama i drejtohet gazetares Klodiana Lala duke i thënë “si s’të vjen turp moj”, ndërsa Fevziu akuzon gazetaren se “po bie në kurthin e Ramës” për të humbur kohë në debat.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll

Edi Rama: Shhhhhhhhhhhh, shhhhhhh…

Edi Rama: Po si stë vjen turp moj

Klodiana Lala: Po tregoj fakte, ai është një person i inkriminuar

Edi Rama: Nuk kam ardhur të të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty

Edi Rama: A do më lini të flas, apo të merrem unë dhe të bëj atë që di unë

Blendi Fevziu: Jo s’të lejoj të bësh kërcënime

Blendi Fevziu: Lere të flasë, e kupton që e ka strategji

Klodiana Lala: (i ndërhyn Ramës) Gënjeshtër

Edi Rama: Ti pusho ti, të të vijë turp, si guxon ti të më thuash mua gënjeshtër