Rama: S’është hera e parë që shkoj te Çapjat, ja e vërteta e fotos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e njihte Ardian Çapjan, pronarin e hotelit “Univers” në Elbasan, sot subjekt i hetimit të pasurive nga OFL.

Rama tha se në atë kohë, shkoi në hotelin në pronësi të Çapjas për shkak se ishte periudhë fushate, dhe hoteli disponon sallë konferencash. Aty i kërkuan të bëjë edhe foto me personin në fjalë, për të cilin Rama tha se nuk ishte i informuar. Sipas gazetarit Artan Hoxha, foto është realizuar në vitin 2015.

Pjesë nga debati me gazetaren Klodiana Lala në “Opinion”:

Edi Rama: Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Lexo edhe :  Nuk ka më paqe, SPAK-u “nën akuzë” nga Qeveria

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!

Bledni Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV