VIDEO/ E pabesueshme, Mbappe nuk shënon dot me portë bosh

Kylian Mbappe mund të quhet si një nga lojtarët më të mirë të momentit si dhe një nga protagonistët e skuadrës së Paris Saint-German.

Megjithatë së fundmi ylli francez ka bërë një nga gafat më të mëdha në këtë sezon, por jo vetëm.

21-vjeçari nuk ka arritur që të shënojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Francës, ndonëse porta e Dijon ishte thuajse e boshatisur.

Ai mori një pasi perfekt nga Pablo Sarabia, megjithatë gjuajtja e Mbappe nuk shkoi në destinacion.

Megjithatë PSG-ja fitoi me rezultatin 6-1 ndaj Dijon dhe kaloi në gjysmëfinalen e kompeticionit të dytë të rëndësishëm në futbollit francez./Fjala.al/