Video/Momenti kur një sipërfaqe tri-herë sa Parisi shkëputet nga akullnaja

Një video tronditëse zbulon se si një copë akulli tre herë më e madhe se sipërfaqja e Parisit, shkëputet nga akullnaja kryesore.

Temperaturat e ngrohta janë duke shkrirë një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila nëse do të vazhdojë do të shkaktojë një ngritje globale të nivelit të detit me rreth katër metra.

Shkencëtarët e Kopernikus, në partneritet me ESA, po monitorojnë akullnajën e largët për disa vjet me anë të satelitëve.

Gjithsej 57 imazhe të marra gjatë 12 muajve u bashkuan në një video të shkurtër nga ESA.
Ajo zbulon se si një copë akulli prej 312 km katrorë u nda nga trupi kryesor i akullnajës.

Kjo është përafërsisht madhësia e ishullit të Maltës, dhe trefishi i madhësisë së kryeqytetit të Francës, Parisit.

Një seri çarjesh janë monitoruar që nga fillimi i vitit 2019-t, ndërsa satelitët ishin të përqendruara mbi rajon.

Mark Drinkwater, shkencëtar i moshuar dhe specialist në ESA tha: ‘Satelitët binjakë të Copernicus Sentinel-1 kanë krijuar një mundësi përmes së cilës publiku mund të shikojë ngjarjen se si akullnajat po shkrijnë.

“Ajo që është shqetësuese është se rryma e të dhënave ditore zbulon ritmin dramatik me të cilin klima po ripërcakton fytyrën e Antarktidës.”

Ishulli i ‘Pishës’ është akullnaja më e prekshme e Antarktidës dhe është kontribuesi i vetëm më i madh në rritjen e nivelit të detit të çdo rrjedhë akulli në botë.Burimi: DailyMail Përshtati: Fjala.al